Udhëtimi j’ua bën jetën më të mirë!
Udhëtimi ju transformon. Mund t’ju modifikojë nga brenda dhe jashtë. Kur udhëtoni përballeni me jetën në një mënyrë krejt të ndryshme nga ditët e zakonshme të rutinës së punës në oraret 9 me 5.
Udhëtimi mund t’ju ndryshojë për mirë. Ju hap sytë, ju bën më të përulur dhe ju bën ta shihni botën me sy të tjerë. Asgjë nga këto nuk arrihet duke parë nga shtëpia. Mund të ëndërroni të udhëtoni, por ëndrrat janë thjesht ëndrra.
Ja disa arsye pse udhëtimi jua bën jetën më të mirë dhe pse duhet të nisni të mendoni për udhëtimin e radhës.
1. Zbulimi i vetëbesimit
Kur udhëtoni, në shumë skenarë ka gjasa të përballeni me rrethana të paparashikuara. Disa nga këto situata mund të vijnë si një bombë, pavarësisht se ka një rrugë për dilemën dhe mënyrën sesi e përballoni, shpërbleheni me një rritje të vetëbesimit. Pasi arrini shumë, do të ndiheni shumë mirë dhe do të kuptoni se kemi aftësitë për të arritur gjithçka.
2. Bëni shokë të rinj
Udhëtimi ju nxjerr nga zona e rehatisë dhe ju vendos në situata të tjerë ku gjithçka nuk është e njohur. Por nuk ka problem, mund të bëni shokë të rinj! Me kufizime të reduktuara dhe kufinj të rinj, është më e thjeshtë të bëni shokë kur udhëtoni. Ndërveprimet sociale përfdojnë të bëhen fllad, bisedat e vogla bëhen pa mund dhe kështu përfundoni duke bërë shokë të rinj, që e tejkalojnë edhe të pasurit të gjërave të përbashkëta, por ama jeni në të njëjtën gjatësi vale.
3. E vlerësoni familjen dhe miqtë më shumë
Njëherë kur udhëtoni, kuptoni domethënien e familjes suaj d he kuptoni edhe gjërat më të vogla që i keni marrë të mirëqena. Vlerësimi juaj për familjen dhe miqtë rritet dhe gjëra si të telefonuarit prindërve nuk është më bezdi, por diçka për të cilën interesoheni.
4. Mësoni sesi t’i shpenzoni paratë në mënyrë më të mençur
Kur jeni në shtëpi, shpenzime të pamenduara vijnë pa mundim dhe nuk mendoni dy herë përoara se të blini një artikull. Kur bëheni udhëtar, sidoqoftë, kuptoni domethënien e parave, pranoni prakticitetin mbi luksin dhe kuptoni se me pak mund të shkoni gjatë. Kursejini monedhat tuaja njerëz!
5. Bëheni më mendjehapur
Kur bëheni udhëtar , keni mundësinë për të bërë gjithçka ju dëshiron zemra. Keni mundësinë të bëni kërcimin, nga të provuaeit kuzhinën e çuditshme, por edhe të flini në Sahara me një grup njerëzish që i keni njohur prej pak ditësh, të argëtoheni në plazh apo të pini ndonjë gotë me njerëz me të cilët ju ka ngjitur biseda.
6. Kuptoni si të shkoni me rrjedhën
Transporti i keq, fluturimet e vonuara apo të humbur, automobilat e ngadaltë, ushqimet e rrugës, janë disa gjëra me të cilët përballeni. Ky është udhëtimi dhe kjo është jeta. Do përballeni me të. Mësoni si të rregulloni planet në situata që ndryshojnë. Ndonjëherë këto ndryshime të vazhdueshme mund të jenë bezdi e madhe, por nuk nervozoheni, e kuptoni dhe vazhdoni përpara duke kuptuar se këto ju bëjnë të rriteni si person dhe ju pajisin me aftësi të reja. Jeni të rritur tashmë!
7. Bëheni më aventurier
Shprehja “Udhëtim: ju lë pa fjalë, pastaj ju kthen në një tregimtar” është plotësisht e vërtetë. Kur bëheni të sigurt në aftësitë tuaja për të bërë gjithçka, ju bëni shumë. Parashutizëm, fluturim me balonë me ajër të nxehtë, zhytje në qiell, ngrënie buburrecësh, të mposhtni frikën nga lartësitë: mund të bëni gjithçka!